Header

Justin Timberlake intervistë të sinqertë me Oprah, në mes dramës me Britney Spears!

Mes tensioneve me ish-të dashurën Britney Spears dhe pasojave nga komentet e tij të fundit në koncert, Justin Timberlake thuhet se po mendon një intervistë me Oprah Winfrey.

Një burim zbuloi se Timberlake, 43 vjeç, është i pakënaqur me situatën aktuale dhe fillimisht kishte shpresuar se muzika e tij e re do të ndikonte pozitivisht. Megjithatë, pasi u përball me reagime të kundërta gjatë një koncerti, ai po shqyrton një bisedë më gjithëpërfshirëse.

Gjatë një koncerti “One Night Only” në Irving Plaza në qytetin e Nju Jorkut në ditëlindjen e tij të 43-të, Timberlake u shpreh, “Do të doja të përfitoja nga ky rast për t’i kërkuar falje absolutisht askujt”.

E gjithë kjo ishte, me sa duket, në përgjigje të një faljeje që Britney kishte postuar në rrjetet e saj sociale pas publikimit të kujtimeve të saj “The Woman in Me”, ku ajo detajoi romancën e tyre.

Ideja e një interviste me Oprah Winfrey ishte diskutuar muaj më parë dhe tani mesa duket është gati për t’u realizuar. Përfaqësuesi i Timberlake nuk ka komentuar në lidhje me këto aludime në media.

Kjo situatë mes tyre u krijua, pasi Spears zbuloi në kujtimet e saj se ajo iu nënshtrua një aborti dy dekada më parë, sepse Timberlake nuk e mbështeti shtatzëninë. Gruaja e Timberlake, Jessica Biel, është mbështetëse e tij. Çifti, i martuar që nga viti 2012, ka dy djem.

You may also like ...