Header

Julia Roberts flet për filmat që i ndryshuan jetën

Nuk ka njeri që se ka parë filmin “Pretty Woman”, ose të paktën të mos ketë dëgjuar për të.

Një nga protagonistet, aktorja e mirënjohur Julia Roberts ka folur se sa ka ndryshuar jeta prej vitit 1990. Ky film e bëri Julia-n të njohur në të gjithë botën me rolin e saj si Viviennne Wood, një prostitutë që paguhej nga Edëard Louis, rol që i ishte besuar Richard Gere.

Gjatë partneritetit të tyre jo të zakontë, ata bien në dashuri!

Filmi theu çdo rekord në Box Office të SHBA dhe u bë nr. 1 si komedia romantike më e mirë e të gjitha kohërave.

Teksa është në turne për të promovuar filmin e saj të ri “Leave the World Behind”, aktorja u shpreh se nëse filmi do kishte vijuar, historia do kishte një fund të trishtë pasi sipas saj Edëard do vdiste në gjumë dhe Vivienne do drejtonte më pas bizneset e tij.

Një film po aq i suksesshëm, në të cilin ajo luajti sërish me Richard Gere, është “Runaway bride”, në të cilin aktorja bëhet fokusi i reportazhit të Richard Gere, pasi është përpjekur të martohet më shumë se 3 herë dhe të gjitha herët kanë dështuar.

Gjithçka shkatërrohet ditën e altarit. Gjithsesi në fund ata bien në dashuri dhe pas shumë aventurash përfundojnë sëbashku. Po nëse ky film do kishte një pjesë të dytë?

Julia thotë se çifti do ishin akoma bashkë! Madje, madje me 6 fëmijë. Siç duket, për Julia Roberts këto dy filma kanë lënë shenjë në jetën e saj dhe jo vetëm që nuk harron asnjë skenë pavarësisht viteve që kalojnë, por shpesh mendon sa bukur do të ishte që secili prej tyre të kishte një vijim./

You may also like ...