Header

Jon Bon Jovi shpallet “personi i vitit 2024” në “MusiCares”

Muzikanti Jon Bon Jovi u nderua në mbrëmjen gala, më 2 shkurt, të ‘MusiCares’ si ‘person i vitit 2024’, ceremoni kjo që vjen si jehonë e të ashtuquajturës ‘Java GRAMMY’.

“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në Rock and Roll jo vetëm kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në industrinë e muzikës, por edhe në zemrat e fansave të panumërt në mbarë botën”, tha Laura Segura, drejtoreshë ekzekutive e MusiCares, në një deklaratë.

Ceremonia speciale nderoi Bon Jovin, që u bë i famshëm në vitet ’80 si drejtuesi i grupit rock ‘Bon Jovi’. Grupi ka publikuar hite të tilla si “Livin’ On A Prayer” dhe “You Gave Love A Bad Name”. Përveç arritjeve të tij të gjera muzikore, Jon Bon Jovi njihet për punën e tij ndikuese filantropike.

Në vitin 2006, ai themeloi Fondacionin ‘Jon Bon Jovi Soul’, një organizatë e dedikuar për të ndërprerë ciklin e urisë, varfërisë dhe të pastrehëve.

Persona të tjerë që janë vlerësuar me këtë cmim janë Berry Gordy, Smokey Robinson, dhe Dolly Parton.

You may also like ...