Jennifer Garner dhe Ben Affleck që pas divorcit të tyre vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë. Ish-çifti gëzon raport mjaft të mirë, madje janë kapur shpesh nga paparacët në momente përqafimi duke ndezur dhe thashethemet për krizë mes aktorit dhe partneres së tij aktuale, Jennifer Lopez.
Tashmë po flitet se Ben Affleck dhe ish-bashkëshortja Jennifer Garner thuhet se janë në bisedime për t’u bashkuar për filmin e tij të ardhshëm.
Filmi, një thriller krimi i quajtur Animals, do të shfaqet në Netflix, shkruan The Hollywood Reporter, duke shtuar se Garner aktualisht është në negociata.Filmi ka të bëjë me një kandidat për kryetar bashkie dhe gruan e tij, djali i të cilit është rrëmbyer.
Të rrethuar nga shumë armiq, politikë e të tjerë cifti nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të merren me punë të pista për të shpëtuar djalin e tyre. Ende nuk ëshët firmosur asnjë krontatë, por nëse palët bien dakord, xhirimet e filmit mund të nisin gjatë muajist mars në Los Angeles.
- Mbrojtja e fëmijëve/ BE nis zyrtarisht hetim ndaj TikTok
- Skenari origjinal i “Star Wars” u shit për 10,795 £