Header

Jason Momoa në klipin e ri të Ozzy Osbourne

Rokeri legjendar, Ozzy Osbourne, e ka publikuar testerin e videoklipit të ri muzikor, ku rolin e këngëtarit e luan aktori Jason Momoa.

Kënga mban titullin “Scary Little Green Men”, ndërsa në videon e shkurtër të publikuar në YouTube, shfaqet aktori hollivudian duke bërë rolin e muzikantit të famshëm.

Ylli i serialit “Game of Thrones” dhe filmit “Aquaman” shfaqet i veshur si ikona e grupit “Black Sabbath” dhe këndon në mikrofon.

Momoa është një fans i madh i zhanrit metal të muzikës, ndërsa është rritur duke i dëgjuar bendet legjendare, si “Metallica” e “Pantera”.

Madje në një intervistë të mëparshme, ka thënë se look-u i tij është i ndërtuar dhe i frymëzuar nga bendet e muzikës metal.

You may also like ...