48-vjeçarja Shannen Doherty zbuloi se vuan nga kanceri i fazës së katërt, tre vite pasi mjekët i thanë se u shërua nga kanceri i gjirit.
Gjatë intervistës në emisionin “Good Morning America”, ajo deklaroi se kanceri ishte rikthyer në mënyrë agresive në fillim të vitit të kaluar dhe e ka mbajtur atë sekret që nga ajo kohë.
“Do të dalë brenda disa ditësh ose javësh që unë jam në fazën e 4-t, kanceri im u kthye dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Është e vështirë për ta përtypur në shumë mënyra. Unë jam shumë e frikësuar”, tha Shannen.
Arsyeja përse e bëri publike janë dokumentet gjyqësore që janë pjesë e padisë së saj kundër kompanisë së sigurimeve shtetërore “Farm” për dëmtimit te shtëpisë së saj nga një zjarr në 2018-n.
Shqetësimin më të madh e kishte për mënyrën sesi do t’i thoshte nënës së saj, Rosa dhe burrit Kurt Iswarienko.
“Nëna ime është një qenie njerëzore e fortë dhe e guximshme. Kështu është dhe burri im, por unë shqetësohem për të”, tha ajo
- Neymar thyen rregullat e trajnerit, ja se çfarë ka bërë për ditëlindje
- Del audio tronditëse, Amber Heard ka dhunuar Johnny Depp (Audio)