Header

Itali: 4 mijë infermierë të prekur nga koronavirusi

Mes infermierëve është numri më i madh i të infektuarve nga koronavirus në Itali në sistemin shëndetësor, shifër kjo e cila arrin në 4 mijë.

Bilanci i trishtë është publikuar nga Barbara Mangiacavalli, Presidente e Federatës Kombëtare të Urdhrit të Profesionit të Infermierit në Itali.

Ajo tha se disa prej tyre kanë humbur jetën nga infektimi fatal duke u shërbyer pacientëve, por shtoi se kolegët e mbijetuar nuk tërhiqen nga misioni i tyre.

Mangiacavalli bëri me dije se 9.448 infermierë iu përgjigjën thirrjes së Departamentit të Mbrojtjes Civile për t’u përballur me betejën, ose rreth 20 herë më shumë se kërkesa.

“Mes infermierëve, parimi është vetëm një: të kujdesesh. Dhe e kanë treguar në fakt, në një emergjencë ku asnjëri prej nesh nuk donte të merrte pjesë. Nga e hëna ekspertët tanë do të jenë aty, të bashkuar me task forcën ku bëjnë pjesë 300 mjekë të zgjedhur me të njëjtin kriter, për të formuar një linjë të parë të paprecedentë kundër koronavirusit”, tha Mangiacavalli.

You may also like ...