Header

Harry dhe Meghan duhet të kthejnë 2.4 mln sterlina

Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk janë më pjesë në familjen mbretërore dhe nuk do të marrin më fonde publike.

Është kjo ajo që deklaron pallati mbretëror Buckingham Palace. Jo vetëm kaq, por dukët e Sussex, do të kthejnë edhe paratë që kanë shpenzuar për rikonstuirksionin e rezidencës së tyre Frogmore Cottage, prej 2.4 milionë sterlinash.

Në njoftimin e publikuar nga familja mbretërore, thuhet se mbretëresha Elizabeth mbështet vendimin e nipit dhe nuses së tij.

Duke nisur nga pranvera, çifti nuk do të njihen më si Harry duka i Sussex dhe Meghan dukesha e Sussex, pasi tituj të ciët do ju hiqen. Ndërsa Harry do të mbetet gjithsesi princ, i cili është titull i marrë qysh nga lindja.

Në kuadër të marrëveshjes së largimit, Harry dhe Meghan duhet të kthejnë 2.4 milionë sterlina, të cilat i kanë shpenzuar për rezidencën e tyre në Britaninë e Madhe.

You may also like ...