Një incident i shëmtuar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në parlamentin e Kosovës. Teksa kryeministri i vendit, Albin Kurti ka qenë duke thënë fjalën e tij është sulmuar papritur nga deputetët e PDK-së.
Në fillim Kurti u lag me ujë, e më pas disa prej deputetëve u drejtuan me forcë pranë foltores për ta goditur.
Kurti ishte duke folur për situatën në veri të Kosovës, kur fjalimi i tij u ndërpre nga deputetët e opozitës që brohorisnin “rrenc”. Fillimisht, në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi u hodh ujë nga deputeti Mërgim Lushtaku, pastaj u sulmua fizikisht edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Pas përleshjeve, transmetimi i drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës është ndërprerë.
- Armina Mevlani flet për planet e zgjerimit të familjes
- Pse u deshën 64 vjet për të bërë një film “Barbie”?