Mbrëmjen e kaluar, partnerja e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez shkëlqeu në festivalin “Sanremo”, ku prezantoi krah italianit Amadeus dhe moderatores shqiptare Alketa Vejsiu.
Georgina tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj, duke ndërruar tre fustane brenda natës, ndërsa dy prej tyre ishin të stiluar nga stilistja e njohur Lia Stublla.
Vetë Lia ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e Georgina-s, duke treguar se fustanet që i dhanë aq shumë shkëlqim janë punim i saji.
Edhe Alketa, fustanin e dytë e kishte nga Valdrin Sahiti. Sa shumë emra dhe suksese shqiptare nëpër botë, çfarë krenarie.
https://www.instagram.com/p/B8Qw6nzhBUz/
https://www.instagram.com/p/B8Q21KGh6v4/
- Mbretëresha feston 68-vjetorin e marrjes së fronit
- Granit Xhaka publikon foton emocionuese në katër mujorin e vajzës