Header

Film për turneun e fundit të Taylor Swift do të shfaqet në të gjitha kinematë në botë

Pasi theu çdo rekord me turneun e saj, superylli i popit Taylor Swift po përgatitet të sjellë një film për ngjarjen që dominoi skenën muzikore këtë verë.

Këngëtarja njofoi në gusht se filmi “Taylor Swift: The Eras Tour” do të shfaqet në kinematë në SHBA duke filluar nga 13 tetori.

Megjithatë, në një postim në rrjetet sociale ajo sqaroi se ky projekt kinematografik do të shfaqet në të gjitha kinematë anembanë globit.

Me regji të Sam Wrench, filmi i ardhshëm do t’i njohë fansat e artistes me turneun e fundit të Swift, i cili shfaqi disa nga hitet e saj më të mëdha ne karrierën e gjatë të artistes.

Në SHBA, biletat për të rriturit do të kushtojnë 19 dollarë ndërsa për fëmijë dhe të moshuar 13 dollarë.

You may also like ...