Header

Fansat thonë se i dedikohet Pique-s, Shakira prezanton albumin e saj të ri

Ylli kolumbian Shakira ka njoftuar në rrjetet sociale se do të publikojë albumin e saj të ri, ‘Las Mujeres ya no Lloran’, shtatë vjet pas albumit të saj të fundit.

Shakira ka pulikuar një seri fotosh teksa ka zbuluar se albumi i saj i ri “Femrat nuk qajnë më” do të publikohet me 22 mars.

“Albumi im i ri, i cili do të dalë më 22 mars, është ai që kam krijuar së bashku me të gjithë ju, grupi im i ujqërve që ishin aty për mua në çdo hap të rrugës. Ndërsa i këndoja, lotët e mi u shndërruan në diamante dhe dobësia ime në forcë”, shkroi krijuesja e hitit “Hips don’t lie” në Instagram.

Ky publikim vjen pas ndarjes nga partneri i saj shumëvjeçar, ish-futbollisti Gerard Pique. Nisur nga titulli fansat kanë nxitur aludimet se mund t’i referohet sërish ndarjes së saj me Pique.

MuchMusic on X: "We getting new #shakira music! ?? Her new album, 'Las  Mujeres Ya No Lloran' is out March 22! Which cover photo is your favourite?  ( Via: @shakira ) https://t.co/V98DU0o7El" /

You may also like ...