Header

Fabrikat e Giorgio Armanit do të prodhojnë veshje për mjekë

Grupi i modës Armani ka njoftuar se të gjitha fabrikat e prodhimit të veshjeve në Itali do të prodhojnë veshje një përdorimshe për mjekë. Vendimi vjen për të ndihmuar personelin e kujdesit shëndetësor në krizën e koronavirusit.

Mungesa e pajisjeve mbrojtëse dhe pajisjeve të tjera mjekësore ka qenë një nga problemet më të mëdha të sistemit shëndetësor italian, që kur epidemia e koronavirusit ka prekur vendin.

Shtëpia e modës, e drejtuar nga stilisti Giorgio Armani, shtoi se janë mbledhur 2 milion euro fonde për spitalet italiane, që do të ndihmonin për të përballuar situatën e koronavirusin.

You may also like ...