Ditën e djeshme ishte dita e parë e turit të “I love Tropoja” dhe vendi i parë me të cilin nisi ky tur, ishte sigurisht Tropoja. Filmi u shfaq në qendër të Bajram Currit në Pallatin e Kulturës dhe e ndoqën rreth 1200 tropojanë të cilët qeshën e duartrokitën me këtë film. Ermali përmes një postimi në rrjete sociale shprehet i lumtur për pritjen që i bënë tropojanët dhe urimet e përqafimet e publikut. Producenti dhe regjisori u nderua nga Bashkia e Tropojës me çmimin “Mirënjohja e Tropojës”.
“Dite e rendesishme per jeten time dje. Dita nr 1 e Turit te I love Tropoja.
Shume i lumtur per pritjen qe na beri Tropoja dhe tropojanet mua dhe aktoreve te I Love Tropoja.
Mbreme shfaqem filmin ne qender te Bajram Currit ne Pallatin e Kultures dhe na u desh qe te shtonim dhe nje shfaqje tjeter per ata qe nuk munden te futen ne orarin e pare.
Rreth 1200 tropojane shkunden me te qeshura dhe duartrokitje sallen dhe mua mu duk sikur ishte hera e pare qe e shihja filmin. Emocion i madh.
Dhe sikur te mos mjaftonte Nderi qe mora ishte qershia mbi torte ne te gjithe kete sukses qe po korr ky projekt.
Mirnjohja e Bashkise Tropoje eshte nje titull qe me nderon dhe ne ben te lumtur gjithe ekipin e I love Tropoja.
Por nderi më i madh ishin urimet dhe përqafimet e publikut që pëlqeu filmin.
Falenderime per Kryetarin e Bashkise Rexh Byberi, Drejtori i Zyres Rajonale Integrimi Europian, Guxim Alimani, Prefektin e qarkut Zenel Kucana.
Faleminderit Tropoje”
https://www.instagram.com/p/B8LhWzbhQ1M/