Header

Ekspertët paralajmërojnë një tjetër pandemi më vdekjeprurëse se Covid-19

Ajo e Covid-19 ishte një prej pandemive më të rënda në historinë e njerëzimit. Përhapja e koronavirusit qe aq e shpejtë, sa i zuri kombet në befasi. Duke mos ditur asgjë për këtë sëmundje të re, reagimi ndaj saj në fillesat e përhapjes, ishte sa i ngadaltë, aq edhe kaotik. Edhe pse virusi qe shfaqur në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit 2020, Organizata Botërore Shëndetësise e shpalli pandemi globale vetëm 11 marsin e atij viti.

Pavarësisht sfidave të vazhdueshme, ekspertët tashmë po japin alarmin për një tjetër pandemi. Ata paralajmërojnë se pandemia e ardhshme mund të jetë edhe më vdekjeprurëse dhe shkatërruese se Covid-19.

Në një raport të fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se profesionistët e kujdesit shëndetësor të vendit, tani janë duke u përgatitur për një pandemi të re të mundshme të njohur si “Sëmundja X”.

Sipas raporteve, ekspertët kanë paralajmëruar se ky virus i ri mund të ketë një ndikim të ngjashëm me gripin shkatërrues spanjoll të viteve 1918-1920.

Sipas ekspertëve, sëmundja X mund të rezultojë në deri në 50 milionë vdekje.

Për të qenë të sigurt, ekspertët thanë se bota do të duhet të përgatitet për masat e vaksinimit masiv dhe të dorëzojë dozat në kohë rekord. Ekspertët mendojnë se vetëm vaksinimi mund të parandalojë përhapjen e virusit.

You may also like ...