Header

Einxhel Shkira rikthehet në ekran ashtu siç ju doni ta shihni!

Ka marrë kohën e nevojshme për t’u shkëputur nga ekrani duke shijuar mëmësinë e duket se tashmë për Einxhel Shkira ka ardhur momenti që të kënaqë fansat e saj e të rikthehet në ekran.

E ka konfirmuar vetë gjatë një bisede me ndjekësit e saj në instagram ku njëri prej tyre e pyet se kur Einxhel do të rinisë karrierën televizive.

Einxhel, do të të shohim sërish në “Big” siç po lexojmë? Megjithëse do të doja të të shihja duke shkëlqyer në TV, jo sërish pjesë e atij formati, pyeti ndjekësja. 

Nga ana tjetër, Einxhel u përgjigj se do ta shohim shumë shpejt në ekran, pa dhënë më shumë detaje se në cilin format.

“Në TV e sigurt që shumë shpejt do të shihemi ashtu siç doni ju të më shihni, u përgjigj Einxheli.”

You may also like ...