Header

E hëna nis me mot të qëndrueshëm, temperaturat arrijnë deri në 22 gradë

Sipas MeteoAlb do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët. Territori Shqiptar deri pas -mesditës kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, por më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të territorit.

Parashikohet që pasditja dhe në vijim të karakterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 22°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zona veriore dhe veriperëndimore por nuk priten reshje.

Po ashtu; pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 gradë C vlera më e ulët deri në 17 gradë C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të paraqitet mesatare dhe hera – herës e fortë duke arritur shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në të gjithë republikën e RMV duke sjellë kthjellime dhe vranësira kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat perëndimore- jugperëndimore të RMV.

Orët e pasdites; do të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të RMV, por nuk priten reshje. Parashikohet që kjo situatë e qëndrueshme atmosferike të na shoqërojë deri mëngjesin e së martës.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit, por ulen lehtë vlerat e mesditës duke u luhatur nga 1°C minimalja deri në 20°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë 24–orëshit duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Veriore dhe Veriperëndimor.

Europa

Nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të paraqiten gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante.

Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga masa ajrore të paqëndrueshme ku vranësirat dhe reshjet do të jenë prezente.

Konkretisht; Ishujt Britanikë, gadishulli Iberik si edhe Europa Qendrore do të dominohen nga rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ku problematike situata do të jetë në Spanjë, Britani dhe Holandë e Belgjikë.

Përsa i përket; gadishullit të Skandinavisë si edhe vendet e Europës Lindore do të mbizotërohen nga reshje të dendura dëbore; si pasojë e temperaturave të ulëta.

You may also like ...