Header

Drejtoi mjetin në gjendje të dehur! Justin Timberlake reagon për herë të parë pas arrestimit

Justin Timberlake iu drejtua arrestimit të tij në mëngjesin e së martës për herë të parë gjatë koncertit të tij në Çikago të premten në mbrëmje.

“Ka qenë një javë e vështirë”, tha për fansat producenti dhe aktori 43-vjeçar, i cili ka fituar shumë çmime ‘Grammy’, gjatë një shfaqjeje në arenën ‘United Center’ të Chicagos.

“Por ti je këtu, dhe unë jam këtu. Dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë moment tani. E di që ndonjëherë është e vështirë të më duani. Por ti vazhdo të më duash dhe unë do të të dua njësoj”, thotë ai.

Këngëtari u arrestua nga policia mbrëmjen e 17 qershorit në Hamptons, Nju Jork pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Page Six tha se gjatë arrestimit të tij, Timberlake, shprehu shqetësimin e tij se arrestimi do të “prishte turneun”. Ai aktualisht është në turneun e tij Botëror Forget Tomorrow, i cili filloi në Vancouver, British Columbia më 29 Prill dhe ka ndalesa në më shumë se 50 qytete.

You may also like ...