Header

Drake refuzon të këndojë bashkëpunimin me Rihanna

Drake tronditi së fundmi fansat në Tampa, Florida, pasi ai refuzoi plotësisht të performonte duetin me Rihanna, “Work” në skenë.

Në vend të kësaj, ai i tha audiencës: “Unë nuk e këndoj më këtë këngë. Mund ta këndoni për mua”.

Drake dhe Rihanna kanë një histori të gjatë bashkëpunimesh muzikore, me këngë si “What’s My Name?” dhe “Take Care”.

Megjithatë, bashkëpunimi i tyre në muzikë shpesh ka bërë që fansat të aludojnë edhe për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre. Teksa mediat sociale kanë shpërthyer në reagime, një gjë është e qartë, kjo lëvizje e Drake ka rindezur debatin rreth marrëdhënies së tij me Rihanna-n, duke i bërë fansat gjithnjë e më shumë kuriozë.

Pavarësisht deklaratave publike të admirimit të Drake për Rihannën, duke përfshirë një rrëfim dashurie në MTV VMA 2016, marrëdhënia e tyre mbeti platonike. Por, thashethemet për ndjenjat dhe tensionin e pazgjidhur mes të dyve u rishfaqën me këngën e Drake të vitit 2023 “Fear of Heights”, ku disa spekuluan se ai sulmoi Rihanna.

You may also like ...