Header

Dorë për dore dhe të buzëqeshur, Kiara dhe Luizi bëjnë daljen e parë si burrë e grua

Dyshja më e përfolur e momentit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë bërë daljen e tyre të parë publike pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ata janë shfaqur në “After Party” ku të pranishëm janë dhe ish-banorët e tjerë, opinionistët e produksioni.

Kiara dhe Luizi kanë shkuar të kapur dorë për dore dhe shumë të buzëqeshur.

Këngëtari ka veshur një këmishë me mëngë të shkurtra, ndërsa moderatorja një fustan ngjyrë të zezë.

Kujtojmë se Luiz Ejlli u shpall fituesi i Big Brother VIP 2, ndërsa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri gjeti dhe dashurinë.

Natën finale ata kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë, në bashkinë e Tiranës.

You may also like ...