Il portiere del Psg Gianluigi Donnarumma e la fidanzata Alessia Elefante in una foto di archivio. ANSA/YOAN VALAT
Dy netë më parë, Donnarumma dhe e fejuara e tij përjetuan një moment tmerri, pasi në banesën e tyre hynë disa grabitës, të cilët lidhën çiftin dhe u larguan me një shumë prej 500 mijë eurosh.
Pas kësaj ngjarjeje të frikshme, portieri italian i PSG-së ka reaguar për “Liberos”.
“Të gjesh persona të maskuar në tre të mëngjesit, mendoj se është ndjesia më e keqe që mund të përjetosh.
Mua më lidhën, ndërsa Alessia u detyrua të dorëzonte tek ata gjithçka që kishim me vlerë. Nuk mund të hyj më shumë në detaje, ka hetime në vazhdim. Na u desh të largoheshim nga apartamenti për të lejuar kryerjen e inspektimeve dhe hetimeve të nevojshme, ndërkohë ndejtëm në një hotel.
Unë nuk mund të flas shumë mirë frengjisht dhe ishte e vështirë t’u shpjegoja grabitësve ku ishin gjërat me vlerë. Momente tmerri, veçanërisht për Alessian. Isha i tmerruar se mund ta lëndonin.
Isha i lidhur dhe i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë”, është shprehur ish-portieri i Milanit.
- Debutim magjik me Inter Miami, Messi i jep fitoren skuadrës në “frymën e fundit” me një “perlë”
- Habit Lana del Rey! Ylli botëror lë muzikën për t’u bërë kamariere