Pas dy vitesh të ndarë dhe pa asnjë komunikim, Blero dhe Afrona u bënë bashkë në podkastin “Talk With Afrona”, në një intervistë plot emocione dhe të pathëna.
Intervista u publikua një ditë më parë, duke numëruar mijëra shikime në pak kohë. Ish-çifti foli hapur për shkaqet e ndarjes dhe reflektimet pas divorcit.
Vetë Afrona Dika foli pas podkastit në një intervistë për “Kosova Today”, ku tha se kanë dashur të japin shembullin e mirë të dy njerëzve të rritur dhe qytetarë.
“Kemi pasur një bisedë dyorëshe përpara. Jemi sqaruar për të gjitha gjërat. Edhe në fund lindi shumë natyrshëm. Nuk mund të them se ka qenë ideja ime apo e Bleros. Nuk e kemi pasur bllok njëri-tjetrin. Ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë të dy. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në të mirë. Të gjitha i kemi thënë në podkast”, u shpreh. “Me rëndësi kemi qenë shumë të sinqertë, kemi dalë mirë. Kemi dashur të flasim haptazi. Thjesht kemi folur, kemi sqaruar gjërat, erdhëm me një pikë që të flasim në podkast”.
E pyetur nëse do të kenë ribashkim, Afrona e mohoi kategorikisht. Ajo u shpreh se nuk do të kenë ribashkim dhe se rrugët e tyre janë ndarë.
- Përfundon hetimi për vdekjen e Matthew Perry/ Shumë njerëz mund të akuzohen
- Katy Perry zbulon këngën e re “Woman’s World” në fustanin me bisht 200 metra të gjatë