Header

‘Do ndryshojë perspektivën e fëmijëve në të gjithë botën për historinë shqiptare!’ Projekti i veçantë i Florjan Binajt

Aktoi i njohur i humorit, Florjan Binaj ka gati një projekt të veçantë siç nuk e keni parë më parë në vendin tonë. Në bashkëpunim me Daniel Kordhoni, janë duke krijuar një film të animuar të quajtur “Skanderbeg Begins”.

Akotroi ka njpftuar projektin e tij me anë të një postimi në rrjete sociale. Siç bën me dije Flori ky film do të jetë një tregim i tipit Science Fiction Animated Movie. Ata kanë krijuar një platformë, përmes të cilës ftojnë fansat të bëhen pjesë e këtij projekti duke u bërë Patronë të filmit “Skanderbeg Begins”.

Në njoftimin e tyre, dyshja thotë se me anë të kontributit të fansave, ata do të jenë në gjendje të prodhojnë një film me cilësi të lartë dhe që do të ndryshojë perspektivën e fëmijëve në të gjithë botën për historinë e Skënderbeut dhe atë shqiptare.

“Të dashur miq dhe mikesha, pas disa vitesh pune dhe orëve të tëra pa gjumë e lodhje, projekti SKANDERBEG është bërë më i madh se ne dhe ka nevojë për ndihmën tuaj për tu bërë realitet.
Nëpërmjet adresës PATREON dhe në mënyrë shumë transparente për këdo që ndihmon, të gjithë shqiptarët anembanë botës mund të japin ndihmesën e tyre sado pak dhe aq sa kanë mundësi e dëshirë për ta çuar përpara këtë projekt aq të vyer për artin shqiptar dhe trashgiminë iliro-arbërore-shqiptare dhe filmin e parë të animuar 3D me këto përmasa të bërë në Shqipëri. Ndihma e parë është ta shpërndani sa më shumë! FALEMINDERIT!!”- shkruan Flori në një postim në Instagram.

 

You may also like ...