Header

Detaje të reja nga filmi biografik i Michael Jackson!

Filmi biografik i Mbretit të Popit, Michael Jackson i titulluar thjesht “Michael” më në fund do të nisë xhirimet dhe pritet të bëhet një nga filmat e suksesshëm të kinemasë së vitit të ardhshëm.

Megjithatë, për momentin dihen pak detaje rreth filmit.

Më herët është mësuar se Mbreti i Popit do të portretizohet nga nipi i tij, Jaafar Jackson.

“Është tepër emocionuese të shohësh Jaafar që sillte në jetë Michael. Kishte një lidhje të madhe shpirtërore kur e takova, vura re se ai ka një aftësi të natyrshme për ta imituar atë, si dhe ka një kimi të madhe me kamerën”, tha regjisori për Variety.

Ndërkohë aktorja që do të luajë nënën e Michael Jackson, është Nia Long, e cila ka luajtur në filma të tjerë si “The Best Man”, “Big Momma’s House” dhe “Are We There Yet?”.

“Jam e emocionuar që do të punoj së bashku me të, ndërsa ajo derdh gjithçka që ka në rolin e Katherine Jackson: një grua që ishte ngjitësi i familjes, një shkëmb dhe zemra e familjes Jackson gjatë kohërave të saj më të mira dhe më të trazuara”, është shprehur regjisorja.

Filmi biografik i Mbretit të Popit pritet të dalë në kinema në prill 2025.

You may also like ...