Nuk ndryshon masa e sigurisë për ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, i cili akuzohet për dhunë seksuale në mbrëmjen e 30 dhjetorit në një pub të Barcelonës. Gjykata refuzoi kërkesën për lirinë me kusht me motivacionin se ai rrezikon të largohet nga Spanja.
Ndërkohë, 23-vjeçarja që ka ngritur akuzë ndaj brazilianit i cili ndodhet që prej 20 janarit në burg, deklaron sërish se është dhunuar seksualisht pa dëshirën e saj në tualetin e diskotekës. Në një program televiziv është transmetuar dëshmia e vajzës e cila ndër të tjera deklaron:
“Shkova në tualet me vullnetin tim dhe shkëmbyem disa puthje por më pas i thashë se doja të largohesha. Ai refuzoi dhe mbylli derën me çelës. Nisi të më ofendonte dhe më tha “ti je k… ime e vogël” e më pas nisi të më godiste. Më hoqi çantën dhe më kapi nga fustani. Askush nuk do të më besojë sepse nga kamera duket qartë që unë kam shkuar me vullnet të plotë në tualet”.
Ky është rrëfimi i 23-vjeçares që të të kuptohet se Dani Alves i ka shkuar deri në fund dhunës seksuale. Ish-mbrojtësi rrezikon deri në 8-10 vjet heqje lirie nëse rezulton fajtor.
- Rita Ora u përgjigjet kritikave për stilin e veshjes
- Fotot që sollën ndarjen e Sanna Marin nga bashkëshorti