Header

Covid-19 prek Kosovën, konfirmohen dy raste

Virusi tashmë i përhapur masivisht në botë, Covid-19, ka prekur edhe Kosovën. Deri sot Kosova nuk kishte konfirmuar asnjë rast, edhe pse ishin bërë shumë teste. Rastet i konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ku tha se nga analizat e bërë kanë rezultuar dy raste me koronavirus.

Mësohet se të prekurit janë një 20 vjeçare nga Italia dhe një 77-vjeçar Kosovar. Ai u shpreh se për të gjitha rekomandimet dhe vendimet rreth situatës publiku dhe qytetarët do të njoftohen në kohë reale.

You may also like ...