Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa me pjesëmarrjen e tij në ‘Big Brother Vip Albania 2’ u rikthye edhe një herë në vëmendjen e mediave dhe sigurisht me një popullaritet të gjerë pas tij, ai është pa dyshim një nga personazhet më të dashur të publikut.
Pupa njihet për humorin e tij, batutat dhe thjeshtësinë dhe kjo ishte një ndër arsyet përse në ‘BBV’ ishte personazhi i preferuar në shtëpi mes banorëve dhe sigurisht edhe jashtë nga fansat.
Dalja e tij, mund të themi e papritur habiti jo pak fansat e megjithatë vetë aktori ka rrëfyer për herë të parë në “CityNight Radioshow” përjetimet në ‘BBV’ dhe çfarë bëri ai pas daljes.
Teksa foli për eksperiencën e tij dhe si e përjetoi qëndrimin në “Big Brother”, Pupa tha se ai që në fillim e kishte idenë e qartë për t’u futur aty thjesht për të shijuar atë eksperiencë dhe për të treguar veten jashtë prizmit të aktrimit.
Megjithëse e tregon atë si një eksperienë ‘të vështirë’ nën vëzhgimin e kamerave, aktori thotë se gjithsesi ai e ka shijuar me të gjitha zhvillimet, lojërat e organizuara aty brenda.
Elvis Pupa: “Përsa i përket lojës unë nuk pretendoja të isha pjesë e atij rrugëtimi për të fituar…unë u futa për një eksperiencë, për një rikthim në sytë dhe veshët e publikut.”
Ai ka treguar mes batutave dhe të qeshurave se menjëherë pas doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkoi në shtëpinë e tij dhe më në fund bëri një dush ‘të rehatshëm’.
Çfarë bëri Visi pasi doli? Pjesë nga batuta e Visit: “Doli nga ‘BB2’ u fut në dush”.
- Fansat kritikojnë Shakirën për fustanin në Billboard, por sa kushtoi ai?
- Projektet e Elvis Pupës, në një film bashkë me Luiz Ejllin?