Turneu “Renaissance” e Beyoncé-s ka qenë i mbushur me momente të paharrueshme. Për fansat që ndoqën performancën e saj në Këln të Gjermanisë, të enjten (15 qershor), Beyoncé e bëri koncertin edhe më të veçantë kur ndihmoi një fanse të zbulonte gjininë e foshnjës.
Pak më shumë se një orë pas performancës së saj, këngëtarja vuri re dikë në turmë që po përpiqej t’i tërhiqte vëmendjen.
“Dua ta bëj si duhet, sepse që nga fillimi i shfaqjes, kam parë një shenjë që thotë “A do të zbulosh gjininë e bebit tim? Thjesht dua ta bëj siç duhet – a duhet ta hap zarfin?” tha Beyoncé.
U deshën disa sekonda që zarfi të arrinte në skenë. Pasi iu dorëzua Queen B, ajo e hapi dhe lexoi: “Vajzë!” Who run the world? Girls!
Njerëzit shpërthyen në duartrokitje dhe Beyoncé tha “Urime! Urime, bukuroshe! Zoti të bekoftë!”
Beyoncé just helped a couple in Club Renaissance with a gender reveal!
Who run the world?! ?#Cologne#RWT2023 ?
? https://t.co/gQt79tz5wy pic.twitter.com/btANWYqrm8— BEYONCÉ LEGION ? (@BeyLegion) June 15, 2023
Imagjinoni që Beyoncé të zbulojë gjininë e fëmijës tuaj…
- Telashe në horizont për Conor McGregor, akuzohet për përdhunimin e një gruaje
- Harry dhe Meghan heqin dorë nga marrëveshja me Spotify