Bes Kallaku konfirmon në “Ferma VIP” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj: “Jemi si të huaj! Vajzën e shoh pak më shpesh se djalin”
Moderatori dhe aktori Bes Kallaku ka thyer heshtjen duke konfirmuar në “Ferma Vip” ndarjen nga Xhensila Myrtezaj.
Teksa ndodhej në Fermë duke biseduar me konkurrentët, ai tregoi një episod nga udhëtimi i fundit në Itali, duke thënë se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë duke treguar se fëmijët e tij jetojnë me ish-bashkëshorten.
Aktori theksoi se ka ditë që mërzitet por uroi shëndet për ta duke theksuar se duhet të jemi falenderues.
“Gocën e shoh më shpesh, djalin më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten. Mërzitem ndonjëherë se njeriut i ndodhin disa gjëra në jetë që nuk i ka pritur. Është pak e vështirë. Rëndësi ka të jenë mirë me shëndet. Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka të jemi mirë me shëndet.”
Besi rrëfeu se marrëdhënia e tyre ishte bërë e vështirë, duke e konsideruar Xhensilën “të huaj”, “Jam në shtëpi me nusen e jemi të huaj. E rëndësishme është t’i kesh mirë më shëndet. Këtë vlerësoj. O Zot, faleminderit!”.
- Arsyeja pse Kate Middleton zbuloi se vuante nga kanceri përmes një video dhe jo me një njoftim
- FBI bastis shtëpitë e reperit të njohur Puff Daddy