Header

Bebe tregon si dukej para pesë vitesh

Bebe Rexha është duke realizuar albumin e saj të radhës, ndërsa vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi dhjetë milionë ndjekës, 30-vjeçarja e ka publikuar një video të xhiruar në vitin 2015.

“Derisa jam duke e përfunduar albumin tim, ja një video timen në Los Angeles nga viti 2015, kur isha duke punuar në materiale të reja muzikore. Bebe me flokë kafe”, ka shkruar këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, artistja me prejardhje nga Dibra së fundmi ka folur për problemet e saja me shëndetin mendor.
https://www.instagram.com/p/B9ZzyVIFE51/

You may also like ...