Ryan Gosling nuk do t’i përkulet presionit dhe nuk do të heqë dorë nga nominimi i tij për aktorin më të mirë në rol dytësor në Oscars të këtij viti, pavarësisht lutjeve të fansave në mbarë botën.
Aktori 43-vjeçar është nominuar në çmimet e 94-të të Academy Awards për rolin e tij si Ken dhe suksesin kritik të Barbie. Megjithatë, kolegia e tij, Margot Robbie dhe regjisorja Greta Gerwig nuk morën të njëjtën vlerësim, duke dështuar të fitojnë një nominim të lakmuar për çmimet Oscar.
Fansat e filmit i kërkuan Gosling të bojkotonte çmimet Oscar dhe të tërhiqte nominimin e tij në shenjë mbështetjeje për Robbie dhe Gerwig, të cilët ishin shtyllat kryesore të produksionit.
Të martën, Gosling shprehu zemërimin e tij që Akademia shpërfilli koleget e tij femra në një deklaratë, por nuk hoqi dorë nga nominimi i tij në shenjë proteste. Dhe sipas një burimi të afërt me yllin e famshëm, ai nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë.
Duke folur ekskluzivisht për DailyMail.com, burimi tha: “Ryan i qëndron deklaratës së tij. Ai e kupton që njerëzit janë të mërzitur, sepse ai është i mërzitur, por nuk do të ndikohet nga ajo që të gjithë thonë në internet”.
Ai vazhdoi: “Ryan është i nderuar që është nominuar dhe filmi është nominuar. Nëse ai fiton ose performon “I’m Just Ken”, ai do të nderojë Margot dhe Gretën në një mënyrë ose në një tjetër.”
- Mbreti Charles III shtrohet në spital, pritet t’i nënshtrohet operacionit
- Konfirmohet lidhja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid, fotografohen në Londër