Header

Barack Obama bëhet pjesë e filmit më të ri në “Netflix”

“Leave the World Behind”, do të jetë filmi i parë nga kompania “Higher Ground Productions” e Barack dhe Michelle Obama.

Filmi i Netflix bazohet në romanin e vitit 2020 me të njëjtin emër nga Rumaan Alam dhe u përfshi në listën e leximit të verës së 2021 të ish-presidentit amerikan.

Pjesë e kastit do të jenë aktorët më në zë, si Julia Roberts dhe Ethan Hawke, si një çift që marrin me qira një shtëpi pushimi në Long Island, me fëmijët e tyre kur godet një apokalips.

Pronari i shtëpisë, i luajtur nga Mahershala Ali, dhe vajza e tij (Myha’la Herrold) kërkojnë strehim me familjen në mes të kësaj fatkeqësie natyrore.

Një ekspert në menaxhimin e krizave, Barack i dërgoi shënime skenari shkrimtarit-regjisorit Sam Esmail, krijuesit të Mr. Robot dhe Homecoming .

“Ai kishte shumë shënime për personazhet dhe ndjeshmërinë që do të kishim për ta. Më duhet të them se ai është një adhurues i madh i filmave dhe ai nuk po jepte vetëm shënime për gjërat që ishin nga prejardhja e tij. Ai jepte shënime si fans i librit dhe donte të shihte një film vërtet të mirë,” tha regjisori.

“Leave the World Behind” do të ketë premierën botërore në “AFI Fest të Hollivudit” në tetor dhe transmetimet në Netflix s’do të bëhet më 8 dhjetor.

You may also like ...