Header

Arrestohet reperi Travis Scott, u përfshi në një sherr

Reperi i njohur amerikan Travis Scott është arrestuar në Miami nën akuzën se në gjendje të dehur u përfshi në një sherr të dhunshëm, në një varkë, ku kishte hyrë pa leje.

Një raport nga Departamenti i Policisë së Miami Beach thuhet se oficerët iu përgjigjën me urgjencë një telefonate se disa persona ishin përfshirë në një konflikt në një jaht.

Oficerët thonë se ata folën me reperin dhe mund të ndjenin një erë të fortë alkooli në frymën e tij.

Sipas raportit, ata i thanë të largohej, gjë që ai bëri, duke bërtitur dhe fyer pasagjerët e jahtit.

Dhe më pas theu urdhrin e oficerëve duke tentuar sërish të konfliktohej me personat që ndodheshin brenda tij.

Travis Scott është një ndër të vetmit artistë të nominuar 10 herë për çmimin Grammy.

Ai ka qenë në një lidhje me Kylie Jenner dhe dyshja kanë dy fëmijë së bashku.

You may also like ...