Header

Angelina Jolie në një romancë me reperin e njohur?

Aktorja e njohur Angelina Jolie duket se ka vendosur t’i japë një tjetër shans dashurisë që prej ndarjes së saj të bujshme me Brad Pitt.

Së fundmi, revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley.

Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dyshen teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’.

Angelina Jolie ndodhet në kryeqytetin e modës italiane për xhirimet e filmit “Callas”, ku aktorja luan rolin protagonist të këngëtares së operës. Teksa del nga një makinë për të darkuar në një restorant në Milano, ajo shfaqet në shoqërinë e aktores Anna Ferzetti dhe bashkë me to dhe Akala.

Angelina Jolie ritrova l'amore (finalmente): lui è il rapper Akala. Foto  esclusive | Intrattenimento

You may also like ...