![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/800-0-C8E29546-F2C1-46EF-839E-3744D54F68E8.jpeg)
Këngëtari i njohur shqiptar Alban Ramosaj ka befasuar ndjekësit, duke njoftuar se do të largohet nga muzika. Përmes një letre të gjatë, ai ka bërë të ditur se ëndrra dhe pasioni i palodhur, pas 10 vitesh ka nisur të zbehet.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të Instagram, ai dha “lamtumirën” me të gjithë mbështetësit, duke ia atribuar këtë vendim vetë vetes së tij.
‘Së fundmi jam ndeshur shpesh me sfidën e shprehjes autentike artistike. Ndikimet e jashtme kanë pushtuar ngadalë, hap pas hapi hapësirën time kreative, kështu duke fryer fort mbi flaët e qiriut që më dha motiv. Ajo që nisi si një ëndërr, një pasion i palodhur, ajo që më shoqëronte nga agimi deri në perëndim, ndjej që pas gati dhjetë vitesh është duke u zbehur. Fusha e betejës në të cilën gjendem, ka lënë fëmijën tim të brendshëm të plagosur dhe të ndjeshëm’, shprehet ai mes tjerash.
Ndërkohë, Albani ka vendosur që këngët e tij të mos i fshijë, duke i lënë të qasshme për fansat, teksa nuk ka deklaruar nëse bëhet fjalë për një lamtumirë përfundimtare apo për një mirupafshim deri në takimin e radhës.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/08/1442fcd6-68bf-456b-8623-9288752c43c4.jpg?resize=552%2C1024&ssl=1)
-
Burrat apo gratë, kush janë më të prirur të përplasin makinën gjatë parkimit?
-
Charlize Theron mohon të ketë kryer operacione plastike