Header

Aktori i “Game of Thrones”, i prekur nga coronavirus

Ylli i “Game of Thrones”, Kristofer Hivju, është njëri nga personazhet e famshme, që së fundmi është prekur me coronavirus (COVID-19).

Aktori 41- vjeçar përmes një fotografie në rrjetin social Instagram është shfaqur me bashkëshorten e tij, Gry Molvaer Hivju, duke bashkuar kështu edhe një mesazh për fansat e tij, shkruan Daily Mail.

“Përshëndetje nga Norvegjia! Më vjen keq të them që unë, sot, jam testuar pozitivisht për COVID-19, virusin Corona. Familja ime dhe unë do të jemi të izoluar në shtëpi për aq kohë sa nevojitet. Ne jemi në gjendje të mirë shëndetësore – Unë kam vetëm simptoma të lehta të një ftohjeje”, ka thënë Hivju.

Ai u kërkoi fansave që të luftojnë këtë virus dhe të kujdesen për njëri-tjetrin: “Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus. Ju lutem të kujdeseni për njëri-tjetrin, mbajeni distancën dhe qëndroni të shëndetshëm!”.

https://www.instagram.com/p/B9zvkEHBRjf/

You may also like ...