Me rinisjen e hetimeve për vdekjen e aktorit Matthew Perry, aktorët e “Friends” janë vënë në gatishmëri për të ndihmuar.
Dosja e çështjes nuk është mbyllur dhe hetimet janë ende në vazhdim, me autoritetet që po përpiqen të zbulojnëse kush e furnizoi Matthew me ketaminë.
Sipas një burimi, aktorët e “Friends” janë të gatshëm, të ndihmojnë në hetimin për të gjetur njeriun që i dha aktorit ketaminë.
“I gjithë kasti është ende i tronditur nga vdekja e Matthew. Jennifer dhe Courteney ishin më të afërta me të dhe të gjithë u takuan së bashku pas vdekjes së tij.
Ata janë duke u përpjekur të kujtojnë se me kë mund të ishte parë aktori kohët e fundit, por është e pamundur të kuptosh se kush mund ta ketë furnizuar atë”, tha burimi.
Ai më pas shtoi: Ashtu si pjesa tjetër e kastit, Jen dhe Courteney thanë se do të bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar autoritetet të gjejnë se kush e furnizoi atë me sasi kaq të rrezikshme të një droge vdekjeprurëse.
Sipas mediave, dy të dyshuar tashmë janë marrë në pyetje dhe janë liruar.
- Kendall Jenner dhe Bad Bunnyrikthehen përsëri bashkë?
- ‘Të gjithë sytë në Rafah’, fotoja që ka ‘pushtuar’ rrjetet! Postohet nga 37 milionë përdorues të Instagramit