Header

Arrestohet personi që qëlloi në fytyrë me telefon Bebe Rexhën!

Personi që e qëlloi me telefon në fytyrë këngëtaren Bebe Rexha thuhet se është arrestuar.

Kantautorja, 33 vjeçe, ishte duke kënduar në “The Rooftop at Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”, kur ajo u godit në fytyrë me një telefon.

Në një video të re, personi që e qëlloi me telefon shihet duke biseduar me sigurimin, e më pas duke e larguar nga turma.

Në atë moment, fansat po bërtisnin duke iu drejtuar se ishte një sulm kundrejt yllit të famshëm.

Bebe u sulmua nga një fans pikërisht në momentin kur bëri simbolin e shqiponjës me duar.

You may also like ...