![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/tokyo-2020-olympics-soccer-football-men-group-d-brazil-v-ivory-coast-international-stadium-yokohama-yokohama-japan-july-25-2021-dani-alves-of-brazil-before-the-match-reutersphil-noble.jpg)
Gjykata e Barcelonës refuzoi ankesën e paraqitur nga mbrojtja e Dani Alves, në të cilën ai kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij për arsye të ndryshme, përfshirë lidhjet familjare.
Vendimi i gjykatës e lë në burg ish-mbrojtësin e Barcelonës. Ajo ka justifikuar vendimin e saj me faktin se liria me kusht për Alveshin paraqet rrezikun e arratisjes së tij nga Spanja. Vendimi i gjykatës spanjolle është komentuar dhe nga vetë braziliani, që e cilëson veten të pafajshëm.
“Vetëm dy persona e dinë se çfarë ka ndodhur dhe mbi të gjitha çfarë nuk ka ndodhur. Unë po them të vërtetën. Mendoj se të gjithë e kuptojnë që unë po përpiqesha të shpëtoja martesën time dhe për këtë arsye thashë atë që thashë në radhë të parë”, tha ai.
-
Detaje të reja nga dasma e Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt! Ja sa do të jetë numri i të ftuarve
-
Nga romanca me Anna Likën, tek femra më seksi në “BBV”, Bjordi i thotë të gjitha