99% e vdekjeve në Itali janë pacientë që kishin probleme të mëparshme shëndetësore, tregon një studim nga shërbimi shëndetësor i shtetit.
Studimi që përfshin 355 vdekje zbuloi se vetëm 3 viktima, 0.8% ishin pacientë që nuk vuanin nga asnjë sëmundje para se të infektoheshin.
Rreth 48.5% kishin tre ose më shumë probleme shëndetësore para se të diagnostikoheshin me Covid-19.
25,6% vuanin nga dy sëmundje, ndërsa 25.1% kishin vetëm një problem shëndetësor. Studimi nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali është në përputhje me gjetjet e mëparshme se njerëzit me sëmundje ekzistuese ka më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi.
Sipas studimit, pjesa më e madhe e viktimave në Itali vuanin nga tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
Deri tani, numri total i të infektuarve në Itali është 35.713, ndërsa i viktimave ka arritur në shifrat 2.978.