Moment Viral/ Joe Biden “ngrin” si statujë për disa sekonda gjatë koncertit në Shtëpinë e Bardhë
Një moment i çuditshëm ishte ai që kaloi Joe Biden gjatë një eventi të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i SHBA-së qëndroi i ngrirë për disa sekonda, ndërkohë që personat e tjerë rreth tij, përfshirë dhe zv. presidenten Kamala Harris po kërcenin.
Kjo gjë duket se ka sjellë shqetësime në mediat amerikane, me zgjedhjet presidenciale që janë vetëm pak muaj larg, ndërsa videoja është bërë menjëherë virale në rrjet.
Biden po qëndronte në këmbë ndërsa Harris po kërcente nën ritmin e muzikës. Presidenti ishte i palëvizshëm në filmim për rreth 20 sekonda përpara se vëllai i George Floyd, Philonise, t’i vinte krahun.
Ka patur edhe raste të tjera kur në takime publike, presidenti amerikan është shfaqur konfuz. Për shkak edhe të moshës, 81 vjeç, presidenti vuan nga disa probleme shëndetësore, që i shtynë shumë analistë të shtrojnë pyetjen nëse është ai në gjendjen e duhur për një mandat të dytë presidencial.
- Elhaida Dani emërohet drejtore artistike e Festivalit të 63-të në RTSH
- Bradley Cooper habit me look-un e ri