Aktori i njohur Bradley Cooper është shfaqur me një look të ri dhe ndryshe duke tërhequr vëmendjen. Të hënën aktori i nominuar për Oscar u pa në Nju Jork me një mjekër të pazakontë.
Pamja e veçantë e Cooper shfaqte një boshllëk të madh në zonën e mjekrës. Regjisori i ‘A Star is Born’ kishte hequr komplet mjekrën në pjesën poshtë buzës, duke i lënë të paprekura faqet, mustaqet dhe anësoret.
Paraqitja e fundit e Cooper ngre pyetjen nëse kjo zgjedhje në paraqitjen e tij është për ndonjë rol në një film të ri apo thjesht një stil i momentit.
Në disa foto, aktori dhe regjisori ishte me vajzën e tij 7-vjeçare, Leah, duke shëtitur nëpër New York.
- Moment Viral/ Joe Biden “ngrin” si statujë për disa sekonda gjatë koncertit në Shtëpinë e Bardhë
- Studiuesit: Cigarja elektronike zgjidhje alternative për duhanpirësit, ul rrezikun nga sëmundjet