Kriza klimatike, turizmi masiv e vënë në rrezik qytetin e Lagunës thotë agjencia e OKB-së.
UNESCO ka rekomanduar që Venecia t’i shtohet listës së trashëgimisë botërore në rrezik.
Agjencia e OKB-së për arsimin, shkencën dhe kulturën tha se qyteti i Lagunës përballet me dëme “të pakthyeshme” nga një sërë kërcënimesh, duke përfshirë krizën klimatike dhe turizmin masiv, duke shtuar se autoritetet italiane duhet të bëjnë më shumë për ta mbrojtur atë.
Rekomandimi do të vendoset në një takim të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që do mbahet në Riad në muajin shtator. (ANSA).
- Pique është ‘poshtëruar’ nga fansat e Shakirës gjatë festës së Kings League
- Dua Lipa përballet me një tjetër padi për të drejtat e këngës “Levitating”