Zhaklin Lekatari provokon sërish shqiptarët, poston foto me rusin që luftoi kundër UÇK-së në Kosovë
Pak ditë pasi ndezi rrjetin me komentin e saj se ndodhej e sigurt në një vend që nuk ak shqiptarë, në Serbi, Zhaklin Lekatari ka ndezur sërish rrjetin.
Provokimet e Zhaklin Lekatarit vazhdojnë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ajo ka publikuar një tjetër foto në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës 1998-1999, kur forcat serbe dëbuan pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.
Postimi i Lekatarit është pritur me irritim nga mediat dhe veçanërisht qytetarët në Kosovë, të cilët kujtojnë vuajtjet që kanë kaluar gjatë viteve të luftës.
Krimineli sllavo-rus cilësohet nga të mbijetuarit si vrasës gjakftohtë dhe veçanërisht mizor në zhvatjen e parave dhe bizhuterive. Albert Ahsarbekoviç Andijev është pjesë e gjenocidit që la pas shumë viktima burra, gra e fëmijë shqiptarë.
Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, u plagos rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë. Ai vdiq para dy vitesh nga Covid-19.
Reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta, duke dënuar veprimin e Zhakut dhe faktin që thotë se është feminist por promovon këtë figure që ka vrarë vajza e gra.
- E mohoi si shok, Meridian nxjerr ‘zbuluar’ Luizin
- Luiz Ejlli bën reagimin e rëndësishëm në rrjetet sociale: ‘Nuk i harroj ata që nuk ma kthyen shpinën’