Prej disa kohësh Loredana dhe Zuna janë përfolur për një lidhje. Dyshja janë kapur shpesh mat në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe video ku reperja shfaqet e mbështetur në prehrin e Zunës bëri xhiron e rrjetit.
Mirëpo mesa duket mes Lorit dhe Zunës ka vetëm miqësi. Këtë e ka treguar Zuna në postimin e fundit në Instagram duke folur për herë të parë mbi thashethemet e lidhjes së tyre. Zuna shprehet se Loredana dhe ai janë beqarë. Reperi gjithashtu ka shkruar edhe dy fjalë për Mozzik.
Postimi i Zunës: “Ufff nuk kam postuar për një kohë të gjatë. Unë dhe Loredana jemi argëtuar shumë së fundmi. Punuam për këngë të reja dhe kaluam shumë kohë bashkë. Ajo është një nga artistet më të njohura në Gjermani dhe unë punoj me më të mirët. Tani jemi duke punuar së bashku në biznes dhe e kuptojmë njëri-tjetrin.
Nuk e di nëse diçka do të ndodhë në të ardhmen, por ne aktualisht jemi thjesht miq. Ajo është një nënë beqare tani, kështu që keni pak respekt. Unë gjithashtu nuk kam asnjë problem me Mozzik, ta sqaroj këtë. Askush nga ne nuk duhet të ndërhyjë në punët e tyre. Në këtë në sens. Zuna është ende beqar, më shkruani në DM”.