Header

“Zhdukja” e Kate Middleton! Çfarë po ndodh në Pallatin Mbretëror?

Mungesa e Kate Middleton në publik ka ngjallur një sërë teorish konspirative që nëse do të mblidheshin e renditeshin, do të krijonin një serial thriller Netflix-i.

Hera e fundit që Kate u shfaq në publik ishte në vigjilje të Krishtlindjeve të kaluara. Fotoja që dukej krejt e zakonshme në kohën e publikimit, tashmë ka marrë tjetër rëndësi, se është e fundit e Kate para zhdukjes.

Nga 24 dhjetori, deri në 17 janar Kate nuk u shfaq në asnjë detyrë publike dhe pikërisht në 17 janar Pallati Mbretëror njoftoi se ajo do t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje të planifikuar abdominale. Rekuperimi i saj do të merrte 10-14 ditë në spital dhe deri në 31 mars në shtëpi. Jemi në 15 mars.

Zhdukja e Middleton ka ngritur në tërësi shumë pikëpyetje. Për më tepër, sjellja e William e thelloi misterin. Ai anuloi disa nga detyrat e tij publike, papritur, pa shumë shpjegime. Edhe imazhi i saj në një makinë të drejtuar nga e ëma në  Windsor, që tentoi të qetësonte ujrat në fakt prodhoi rezultatin e kundërt, e ndjekësit thanë se “aty dukej një fytyrë që fare mirë mund të mos jetë e saj”.

Për shkak të këtij misteri që rri pezull mbi gjendjen aktuale shëndetësore të Princeshës së Uellsit, kanë lindur shumë teori. Disa thonë se gruaja e Princit William vuan nga kanceri, të tjerë janë të bindur se ajo ka probleme me shëndetin mendor.

Një burim thotë për Us Weekly se Kate nuk ka ndërmend të zbulojë së shpejti historinë e saj private mjekësore, duke shpjeguar “cilado qoftë arsyeja e operacionit, ai është i një natyre personale dhe Kate dëshiron t’i mbajë detajet sa më private që të jetë e mundur. Ndoshta kur të jetë e gatshme, ajo mund të zbulojë më shumë, por nuk po bën asnjë premtim.”

“Kate tha se ndjen se ka të drejtë të shërohet pa të gjitha këto spekulime të furishme,” shpjegon burimi i brendshëm.

You may also like ...