Zbulohet sa të ftuar ishin në dasmën e Arbanës dhe Eduartit/ Ja VIP-at që morën pjesë në ceremoni
Të shtunën më 17 qershor, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ceremonia u mbajt në Toskana të Italisë dhe ishte shumë private.
Të ftuarit kishin një porosi shumë të rëndësishme, ata nuk duhej që të postonin në rrjetet sociale asnjë moment nga dasma e tyre.
E sigurisht që të gjithë të ftuarit kanë respektuar privatësinë e tyre, ata kanë publikuar vetëm foto personale.
E gjithë familja Hoxha, Ledion Liço, Eno Popi, Xhemi Shehu e cila është edhe mikesha e ngushtë e Arbanës, Eraldo Rexho, Xhensila Myrtezaj, Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Ylli Limani, Anxhela Peristeri, Arbër Hajdari me bashkëshorten.
Gjithashtu nuk mund të mungonin dy të besuarit e moderatores së njohur, Jetmira Dushi dhe Arbër Bytyçi, të cilët janë kujdesur për çdo detaj për look-un e Arbanës.
Nga postimet në rrjetet sociale është vënë re edhe prania e Armand Pezëz dhe Marcela Latit.
- Daniel Radcliffe zbulon nëse do rikthehet në serialin e ri të “Harry Potter”
- Incidenti në skenë, Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë teksa po performonte