Së fundmi, Zac Efron shqetësoi fansat pasi u shfaq syze të errëta gjatë një interviste televizive. Aktori 36-vjeçar u shfaq në një intervistë të The Today Show me syze të errëta që i mbajti përgjatë saj. Kaq mjaftoi që komentet në rrjetet sociale të vërshonin dhe fansat u shprehën se “nuk ishte normale, ai nuk është mirë”.
Megjithatë, vetë aktori zbuloi gjatë intervistës se arsyeja pse po mbante syze ishte sepse kishte infeksion të syve.
“Kam pak infeksion sysh. Por doja vërtet të vija këtu. Është një film i mirë, doja të vija t’ju takoja dhe t’ju rrëfeja gjithçka rreth tij”.
Zac shtoi se ishte ndjesi e çuditshme që po mbante syze të errëta në një hapësirë të ndriçuar.
Kujtojmë se Efron ka habitur jo pak herë fansat me paraqitjet e tij, kjo pasi ai është detyruar të bëjë herë pas here ndryshime fizike, si flokët apo muskujt pikërisht për shkak të roleve të tij në filma të ndryshëm.
- Habit Cameron Diaz: Çiftet e martuara duhet të flenë në dhoma të ndara
- Një tjetër qytet europian bën transportin publik falas për të gjithë banorët