Header

‘Xhirimet e fundit më shkatërruan’: Tom Holland njofton se po bën një pushim nga aktrimi

Tom Holland ka zbuluar se do bëjë një pushim të gjatë nga aktrimi pasi roli i tij i fundit ‘e shkatërroi.

Aktori britanik po luan në mini-serialin e ri të AppleTV, ‘The Crowded Room’, i cili do të publikohet në shërbimin e transmetimit më vonë këtë javë. Të luaje rolin kryesor në thrillerin e errët psikologjik, si dhe të merreshe me prodhimin e tij, ishte e vështirë ka pranuar Tom.

Dhe pas dy vitesh shumë të zëna, edhe me rolet në ‘Spider-Man: No Way Home’ dhe ‘Uncharted’, 27 vjeçari, është gati të tërhiqet nga qendra e vëmendjes. Në një intervistë për ‘ExtraTV’, Tom tha se pasi punoi në ‘The Crowded Room’ tani do bëjë një vit pushim dhe kjo vjen si rezultat i vështirësisë që ka hasur në xhirime.

Ai shtoi: “Jam i emocionuar të shoh se si do të dalë dhe ndihem sikur puna jonë e palodhur nuk ishte e kotë”.

Tomin luan rolin e Danny Sullivan, një djalë i ri i cili është arrestuar me dyshimin se ka kryer një krim që të ngjeth kockat dhe ngadalë zbulon detaje rreth psikikës së tij të brishtë gjatë intervistave me një hetuesen, të luajtur nga Amanda Seyfried.

Ishte një kohë e vështirë sigurisht,” ka kujtuar Tom për kohën e tij në xhirime. “Ne ishim duke eksploruar emocione të caktuara që definitivisht nuk i kam përjetuar kurrë më parë, dhe më pas, duke qenë producent, duke u përballur me problemet e përditshme që vijnë me çdo set filmi, thjesht shtoi presionin. Por më pëlqeu shumë, më pëlqeu kurba e të mësuarit për t’u bërë producent. Nuk jam i huaj me vështirësitë në punë, gjithmonë kam jetuar me këtë ide se puna e vështirë është punë e mirë. Dhe më pëlqeu shumë. Por gjithsesi, më ‘shkatërroi’. Erdhi një moment kur mendoj se duhet ta bëj një pushim.”

Aktori, i cili është në një lidhje me Zendaya, mori një javë pushim pasi përfundoi projektin në Meksikë, por tani dëshiron një kohë më të gjatë larg punës së tij.

 

You may also like ...