Vitamina C ose siç e njohim ndryshe Vitamina e jetës është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).
Kur sistemi ynë imun është i dobët atëherë ne jemi më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit apo edhe problemeve shëndetësore të tjera edhe më serioze, por na vjen menjëherë në ndihmë Vitamina C.
Ndërsa Vitamina D është unike për shkak se ajo funksionon si një prohormon dhe për shkak se gjatë ekspozimit ndaj diellit, trupi mund ta sintetizoj? atë. Funksioni i vitaminës D është mbajtja e nivelit normal të kalciumit dhe fosforit në gjak. Dobia më e madhe e vitaminës D është për shëndetin e kockave. Vitamina D ndihmon funksionin e imunitetit, lufton infeksionet virale, HIV dhe gripin, lufton çrregullimet autoimune, infeksionet, osteoporozën si dhe parandalon zhvillimin e sëmundjes së kancerit, dhe përhapjen e tij me metastaza, duke përfshirë edhe kancerin e zorrës së trashë.
Vitamina D3 :
1. Rregullon metabolizmin kockor dhe forcon kockat
2. Rregullon funksionet neuromuskulare si dhe lufton artritin rheumatoid
3. Kundër çrregullimeve autoimune
4. Lufton simptomat e depresionit
5. Nxit përthithjen e Calciumit dhe Fosforit në organizëm
Zinku është një element i rëndësishëm që ndihmon në funksionimin e trupit në disa aspekte dhe në mirëmbajtjen e shëndetshme të trupit. Gjendet në mënyrë natyrale në ushqim por edhe shtohet si shtojcë në disa ushqime tjera. Për shkak të benefiteve të pafundme të zinkut, është e rëndësishme të siguroni marrje të përshtatshme të zinkut përmes një diete mirë të formuar dhe planifikuar.
I imagjinoni sikur t’i përmblidhni këto tre super elementë që sa pëmendëm më sipër në një tabletë të vetme?
Po tani është e mundur!
Ky kombinim i rëndësishëm që iu nevojitet sidomos këto ditë, ndodhet në produktin fantastik nga @intermed_depo_farmaceutike , të cilin e gjeni në çdo farmaci. Trupi juaj nuk do të dijë si t’ju falenderojë!
- Kjo mace gati shkaktoi divorc mes Totti-t dhe Ilaryt
- Ndërron jetë Rikard Ljarja, kinematografia humb ‘Dedën’